Gjiknuri: S'ka kohe per ndryshimin e sistemit | Lajme - News

2020-05-26 0

Teksa ambasada amerikane ka sugjeruar mundësinë e përshtatjes së sistemit zgjedhor danez, një sistem proporcional rajonal, por me lista të hapura, mazhoranca thotë se tani nuk është koha për ndryshimin e sistemit, ndonëse në parim shprehet e hapur.

Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën, Damian Gjiknuri, tha në parlament se koha është e pamjaftueshme për këtë ndryshim.

?Po të hapim lojën e sistemit në ato mënyra që themi, ne do të shpërbëjmë Kushtetutën e Shqipërisë. Se pse kundërshtohet sistemi zgjedhor, nuk ndryshohet vetëm mënyra si përkthehet vota në mandate, por ndryshohet dhe raportet që ka qeveria me parlamentin. Ndryshohet dhe raporti që ka Presidenti me parlamentin, ndryshohet edhe raporti që mund të kenë organet e drejtësisë me parlamentin?, tha Gjiknuri.

Por bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës, demokratja Rudina Hajdari, i kujton Gjiknurit se ndryshimin e sistemit e duan dhe ndërkombëtarët.

?Ambasada amerikane bashkë me ndërkombëtarët janë duke çuar këtë ide përpara. Këtu duhet ndryshim sistemi?, tha Hajdari.

Deri tani opozita jashtë parlamentin nuk është shprehur për rekomandimin e bërë nga ambasadorja Yuri Kim. Reforma ka mbetur e bllokuar, pasi opozita thotë se i ka paraqitur kërkesat e saj dhe nuk shkoi në tryezën e së hënës për shkak të shembjes së teatrit, ndërsa mazhoranca thotë se duhet të vazhdojë dialogu për të arritur dakordësinë brenda 31 Majit.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/